
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili paralajmëroi sot ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri që të reagojnë për situatën e krijuar me Teatrin Kombëtar.
"Ambasadorë flisni sot, nesër nuk do t’ju dëgjojë më askush!! Ambasadorë ja ku e keni korrupsionin sa një mal, falsifikimin mafioz dhe dhunimin kriminal të ligjit nga qeveria e bashkia rilindase", thotë dr. Vasili.
Kurse shtroi pyetjen: "Kjo është Drejtësia e Re që duartrokisni përditë? Ambasadorë kjo është drejtësia e re, që mbron falsifikatorët dhe mashtruesit e qeverisë e të bashkisë rilindase?"
Vasili i thotë ambasadorëve në qëndrimin publik se "po vidhet prona publike në mes të Tiranës" dhe se "po falsifikohen hapur dokumentat shteterore e po shkelet dhunshëm Kushtetuta".
Në fund, Vasili ka dhe një mesazh domethënës: "Ambasadorë keni folur sa keni dashur dhe për çdo gjë, Shqipërinë po e ha të gjallë Narkoshteti Rilindas dhe korrupsioni pandemik, shqiptarët për këto presin t’ju dëgjojnë që të flisni! Flisni sot, se nesër nuk do t’ju dëgjojë e besojë më askush".
Pak pas këtij apeli, reagoi Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. /NOA.AL/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





