
Ambasadorja britanike në Tiranë, reagon lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, pas vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë për shembjen e tij.
“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë”, thotë ambasada.
Më tej shton se dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara.
Eurokomisionerja për Kulturën në Bashkimin Europian, shkroi ditën e sotme se “Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për teatrin. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me aktorët e trashëgimisë”. /a.y/noa.al
“Teatri”, Meta ndan denoncimin e këshilltarit bashkiak: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurori kundër shembjes: Akt-ekspertimi me dokumente false
Vendimi për prishjen e teatrit, i paligjshëm dhe me gafa qesharake
Erion Veliaj “mbledh” KB 4 ditë para datës që njoftoi: Të shkatërrohet Teatri Kombëtar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





