Transmetuar më 14-05-2020, 12:23

I arrestuar qysh prej muajit nëntor për shfrytëzim prostitucioni, Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, është liruar nga qelia.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke caktuar “arrest shtëpie”.

Kështu nga dita e mërkurë ai është kthyer në shtëpinë e tij, pa të drejtë të dalë prej saj, ku pritet të qëndrojë në vijim të hetimeve.

Zogu i Tiranës u kap bashkë me biznesmenin nga Mamurrasi A.Gjini dhe një vajzë me iniciale D.N., në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Nikaj akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe ndërmjetësim mes vajzave dhe klientëve, në qendrat estetike dhe lokalet e natës.

Ai dyshohet mundësonte seks në grup dhe shërbim eskortë, por vazhdimisht ka mohuar akuzat duke thënë se gjithçka bëhej me dëshirë. /a.y/noa.al

“Zogu i Tiranës” thotë se ka zbukuruar burgun, rrëfimi nga qelia: Më trajtojnë mirë, jam me çuna 2 metra, më qerasin

Dosja e përgjimeve/ “Zogu i Tiranës” rrëfen natën që kaloi me modelin e njohur

Lihet në burg “Zogu i Tiranës”, mbrojtja e tij në gjykatë: Vajzat vepronin me dëshirën e tyre

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd