Transmetuar më 30-11-2019, 15:50

Hermes Nikaj, i cili njihet ndryshe si “Zogu i Tiranës”, pas arrestimit është lënë në burg për 15 ditë.
Nikaj u arrestua më 24 nëntor nga policia nën akuzën e prostitucionit.
Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit, se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje as në rastin konkret, duke kërkuar të lihet i lirë.
Ai tha se nuk ka detyruar apo shantazhuar askënd, dhe shtoi se vajzat e përfshira apo të akuzuara se ushtronin prostitucion, vepronin me dëshirën e tyre.
Ndërkohë prokuroria do të duhet që gjatë harkut 15 ditor të paraqitë të gjitha provat e saj, në Gjykatë, lidhur me Hermes Nikaj./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





