Transmetuar më 13-05-2020, 14:28

Përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e sotme të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, demokrati Oerd Bylukbashi tha në përfundim të saj. se debatet ishin shumë të forta për shkak të deklaratave të djeshme të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Edi Rama donte të minoonte progresin me reformën zgjedhore.

“I bëmë të qartë mazhorancës se kushtet tona janë aty, ne nuk tërhiqemi prej tyre. Kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria tranzitore dhe nuk mundet në asnjë mënyrë që Kryeministri të marrë në xhep administratën zgjedhore, duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur, e po ashtu as Kolegjin Zgjedhor për t’ju vënë vulën manipulimeve. Kjo është e pandryshueshme. Pavarësisht se kush ka qenë në opozitë, ose jo”, u shpreh Bylykbashi.

Në këtë linjë shtoi se ishte tentativë për të nxjerrë nga binarët Këshillin Politik, sepse do që t’a miratojë Kodin Zgjedhor me ndryshimet e tij, në mënyrë që administrata zgjedhore të emërohet prej tij, dhe Kolegji Zgjedhor të jetë i tij dhe të vulosë atë që do të bëhet.

“Duam të inkuadrojmë bazat e kompromisit të janarit. Mëkatari i madhi, Kryeministri, është i fundit që mund të flasë për kriteret e zgjedhjeve të ardhshme. Kemi bërë propozime, për financimin, administratës, rolin e policisë, të gjitha në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Mazhoranca kërkon të kundërtën”, tha ndër të tjera përfaqësuesi demokrat. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Duhen ndryshime Kushtetuese! Hajdari: Po i shkelin syrin njeri-tjetrit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd