

Dalin detaje të reja lidhur me drejtorin e një banke në kryeqytet i cili duke shpërdoruar detyrën vodhi 30 mijë dollarë, nga llogaria e një klienti.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Florant Nako, drejtor i një filiali banke në Tiranë.
Gjithçka mësohet se është kryer nga Nako, duke përdorur të dhënat e klientit, ku ka kryer një transaksion për të përvetësuar paratë.
Policia e Tiranës tha zyrtarisht se operacioni i koduar “Bankieri” ka vënë në pranga drejtorin e një banke, i cili duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë të madhe parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i Florant Nako, 35 vjeç, banues në Tiranë.
35-vjeçari akuzohet duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. /a.y/noa.al
Vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e një klienti, arrestohet drejtori i një banke në Tiranë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





