Transmetuar më 12-05-2020, 11:19

Berati është mes zonave të shpallura të gjelbra, për shkak të mungesës së rasteve me infektime prej koronavirusit ditëve të fundit, por pavarësisht kësaj ditën e sotme është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.

Mësohet se pozitive ndaj tamponit ka rezultuar një punonjëse e Ujësjellësit, e cila ditëve të fundit kishte pasur temperaturë 37 e gjysmë.

Bëhet e ditur se punonjësja e Ujësjellësit Berat, është izoluar në shtëpinë e saj në gjendje të stabilizuar. Prej saj, po i nënshtrohen testimeve edhe kolegët e saj në Ujësjellës, për të zbuluar nëse ka të infektuar të tjerë mes tyre.

Sakaq dita e sotme shënoi pozitivitetin më të ulët të testimeve ditore, qysh nga nisja e emergjencës së koronavirusit, ku në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime dhe prej tyre janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja infektimesh.

Prej tyre dy janë konfirmuar në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat.

Aktualisht në vend janë 163 persona aktiv, ku shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 70; Krujë 51; Shkodër 16; Kamëz 12; Fier 5; Kurbin 3; Elbasan 2; Mirditë 1; Berat 1; Durrës 1 dhe Korçë 1. /a.y/noa.al

Dita me pozitivitetin më të ulët qysh nga nisja e pandemisë, 4 të prekur

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd