Transmetuar më 11-05-2020, 20:03

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Jaupas në Skrapar.
73-vjeçari Ramadan Çela u godit për vdekje me thikë nga 37-vjeçari Hamza Çela.
Mësohet se viktima dhe autori kanë lidhje farefisnie me njëri-tjetrin.
Sa i përket ngjarjes, gjithçka nisi pas një konflikti të çastit mes tyre.
I riu mori një thikë dhe e qëlloi të moshuarin në ambientet e banesës së tij. Autori u arrestua menjëherë pas krimit. /k.k/noa.al/
Vritet me thikë një person në Poliçan. Identifikohet viktima, kapet autori
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





