
Një i moshuar është vrarë me thikë pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë periferike të Poliçanit. Viktimë ka mbetur 73-vjeçari Ramadan Çela.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të panjohura, por dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri të çastit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe mësohet se është bërë edhe arrestimi i autorit të krimit.
Ai është 37-vjeçari Hamza Çela.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.
Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





