
Kryebashkiaku Erion Veliaj i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, i cili kritikoi kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, duke e etiketuar si brigadier komunaleje.
Ai deklaroi sot se Tirana do të ketë teatër të ri dhe se nuk mund të jenë më të zgjuar sportistët apo turistët që shohin kalanë dhe të jetë artistët që duhet të rrinë në një kolibe tallashi.
“Tetarin e tentuam ta bëjmë me lekët e tjetrit, por meqenëse kërkuan mjete shtese, lamë privatin dhe u bëmë me artistët. Tetarin do ta paguajmë me këste, ashtu si ujësjellësi. Ka ngelur një pakicë e vogël, të gjithë ushtarë të një partie të vogël, që s’kanë alibi, por s’duan asnjë punë në Tiranë. E urrejnë faktin që Shqipëria po bën përpara. Këta çfarë bënë kur e kishin bashkinë?! Dhe Presidenti ka mbetur pa alibi. E bëmë ligjin si e donte Komisioni Europian. I them Presidentit rri me Kushtetutën, nuk ke asnjë arsye të meresh edhe me Astirin, por mos të përfundo si atje, bëni si them unë. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është aq pa lidhje me Teatrin sa ç’ka Partia Demokratike me demokracinë. Presidenti të mos bëhet brigadier komuneleje. O të bëhet me Robert Ndrenikën që ka lozur në atë skenë, ose me Lulzim Bashën që ka lozur në një tjetër skenë”, u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se për projektin do të flitet në vjeshtë, por shtoi se kostumet nuk kanë pse i mbajnë peng aty.
Sipas tij, nuk ka arsye përse miu të ushqehet me zërin e artistëve.
“Minimalisht edhe nëse Presidenti është realisht i interesuar mos ti lërë të gjitha sendet me vlerë ti halë miu dhe mola. Teatri është institucion, kështu që arkiva, sendet me vlerë, duhet të shkojnë atje ku vlejnë. Bobinat, filmimet, skenografitë të largohen. Kur të vijë koha le të flasim për projektin. Mbreti është lakuriq, por thirrja ime është që siç kemi ujësjellës të ri, stadium të ri, pazar të ri, duhet të kemi edhe teatër të ri. Kultura e zaptimit nuk është për ne”, deklaroi Erion Veliaj. /a.y/noa.al
Meta reagon sërish për çështjen e Teatrit: Nëse s’ka reflektim, padi tjetër në Kushtetuese
AMT reagon për VKM e Ramës që ia la Teatrin Veliajt: Është pasuri evropiane
Rama kalon tokën në pronësi të bashkisë, ia lë Veliajt shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





