
Një farmacist në Fier ka rezultuar i infektuar me koronavirus, pas tamponit të bërë.
Mësohet se rasti pozitiv ka dalë nga 20 mostrat e dërguara nga Fieri në Institutin e Shëndetit Publik.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ai mund të jetë infektuar nga gruaja shtatzënë e cila u konfirmua pak ditë më parë e prekur, bashkë me djalin e saj 2 vjeç.
Dyshohet se shtatzëna mund të ketë shkuar në farmaci për të marrë ilaçe, çka ka bërë që të infektohet edhe farmacisti.
Nga hetimi epidemiologjik, rezultoi se gruaja fierake kishte shkuar në Tiranë për të takuar prindërit dhe prej tyre kishte marrë virusin, duke infektuar edhe vjehrrën dhe djalin e mitur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





