




Policia e Beratit del me deklaratë lidhur me tragjedinë e trefishtë, ku tre familjarë gjetën vdekjen në një pus.
Ngjarja u shënua rreth ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat,.
Kamber Hoxha, 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, Neim Hoxha, 46 vjeç djali i vëllait të Kamberit dhe Gentian Golashi, 45 vjeç, djali i motrës së tij të cilët kanë mbetur brenda në pus.
Shërbimet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve. /a.y/noa.al
E rëndë në Berat! Xhaxhai dhe nipërit bllokohen brenda pusit, vdesin të tre
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





