Transmetuar më 07-05-2020, 09:38

Tre persona kanë mbetur të bllokuar brenda një pusi të cilin po e pastronin, xhaxhai dhe dy djemtë e vëllait të tij.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dushnik të Beratit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personat e bllokuar kanë hasur në një rrjedhë gazi, ku në thellësi kanë gjetur vdekjen Gentian Golashi dhe daja i tij i moshuar Kamber Hoxha, rreth 75 vjeç.

Mësohet se personi tjetër i bllokuar në pus është Neim Hoxha, djali i vëllait të Kamberit, i cili është nxjerrë me shenja jete nga thellësia, duke u nisur me urgjencë drejt spitalit, por edhe ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe policia, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd