
Policia e Korçës del me deklaratë lidhur me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, me pasojë tre të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Pendavinj, ku Ilia Jani, rreth 20 vjeç, ka shkuar në banesën e tezes së tij, shtetases D. L., rreth 60 vjeç.
Aty ai është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj A. L., 68 vjeç dhe 60 vjeçaren.
Gjatë përleshjes, dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre personat, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, teksa paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur me thikë. /a.y/noa.al
Sherr me thika në Korçë, tre persona të plagosur/ Familjarë mes tyre
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





