Transmetuar më 04-05-2020, 11:59

Një sherr i ndodhur paraditen e sotme në Korçë, ka përfunduar me tre të plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj, ku në konflikt janë përfshirë tre familjarë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë nipi Ilia Jani rreth 20 vjeç, tezja e tij dhe burri i kësaj të fundit.

Tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Rrethanat e kësaj ngjarje nuk bëhen me dije, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd