
Java që lamë pas rezulton java me nivelin më të ulët të rasteve të të infektuarve, qysh nga fillimi i epidemisë.
Ky fakt u bë me dije nga shefja e inteligjencës në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila në raportin e 24 orëve të fundit deklaroi se gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me Covid-19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 93; Krujë 87; Shkodër 17; Kurbin 14; Kukës 5; Elbasan 4; Mirditë 2; Berat 2; Durrës 1; Korçë 1; Lezhë 1; Lushnje 1 dhe Mat 1. /a.y/noa.al
Koronavirusi, konfirmohen 8 infektime të reja/ Tre qytetet prej nga vijnë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





