Transmetuar më 02-05-2020, 15:41

Presidenti Ilir Meta vijon të ndalet në zona të ndryshme të Kolonjës, ku po kalon fundjavën.

Kreu i shtetit ndan dy fotografi dhe thotë se Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.

“Sot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut. Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

Meta ndan video, fundjavë në zonën e Ersekës: Vend i mrekullueshëm

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd