Transmetuar më 01-05-2020, 10:28

Presidenti Ilir Meta po e kalon këtë të premte në zonën e Ersekës.

Ai ka ndarë një video ku shihet duke lundruar në një liqen ku shihet i relaksuar.

“Mirëmëngjes nga Sheleguri, ky vend i mrekullueshëm midis Leskovikut dhe Ersekës! Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!”, shkruan kreu i shtetit.

Në këtë mënyrë ai sugjeron se koronavirusi mposhtet edhe duke njohur bukuritë e rralla të natyrës.

Prej kohësh kreu i shtetit viziton vende të ndryshme të Shqipërisë, duke promovuar turizmin në to. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd