Transmetuar më 01-05-2020, 13:50
Foto ilustruese

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me grabitjen e ndodhur mesnatën e lënë pas në një banesë në Qinam.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të enjtes, në fshatin Qinam.

Tre  persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit Bashkim Zaja, ku kanë marrë një shumë prej 40 mijë lekësh të reja.

Aktualisht vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al

Grabitja në banesë, gruaja: U paraqitën si policë, në fillim lidhën djalin dhe burrin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd