Transmetuar më 01-05-2020, 11:59
E zonja e shtepise duke folur per mediat

Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen e ndodhur gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes në fshatin Qinam të Tiranës, ku tre persona të armatosur, terrorizuan një familje duke lidhur pjesëtarët e saj, për të marrë më tej para dhe sende me vlerë.

Bashkëshortja e të zotit të shtëpisë, Bashkim Zaja, thotë se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurmë.

“Na thonë jemi policia, po kërkojmë për armë. Kapën burrin e lidhën, pastaj lidhën edhe djalin. Më kapën edhe mua. Ishin me maska. Bërtisnin se ishin policia. Kanë marrë telefona, lekë sa kanë gjetur. Kanë ushtruar dhunë ndaj burrit, i vunë ngjitës. Më kanë marrë çdo gjë”, thotë gruaja.

Ajo ka treguar se edhe një herë tjetër ju kanë marrë një motor, por se nuk e dinë se kush mund të jenë autorët.

Gruaja ka thënë gjithashtu se në katin e dytë ka qenë vajza me djalin e saj 6 vjeç, të cilët janë trembur, por se ata nuk i kanë prekur. /a.y/noa.al

Persona të armatosur grabisin banesën në Tiranë, lidhin familjarët

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd