Transmetuar më 01-05-2020, 10:15
Foto ilustruese

Tre persona të armatosur, kanë terrorizuar një familje në fshatin Qinam të Tiranës.

Të dyshuarit kanë hyrë në banesë në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ku kanë lidhur pjesëtarët e familjes, burrin Bashkim Zaja, gruan dhe djalin e tyre.

Autorët e grabitjes kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, dyshohet rreth 400 mijë lekë të vjetra dhe një sërë sendesh me vlerë,

Pas kësaj ata janë larguar me shpejtësi, por pa lënduar pjesëtarët e familjes.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, teksa policia ka shoqëruar rreth 10 persona të dyshuar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd