Transmetuar më 29-04-2020, 17:30

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë sugjerimin e deputetit socialist, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cilipër përballimin e situatës sugjeroi që të ketë shkurtim rrogash dhe pensionesh.

Ai mohoi kategorikisht diçka të tillë, madje sqaroi se nëse do të preken, do të jenë për rritje.

“Nuk ka ulje pensionesh dhe as ulje rrogash, nuk ka. Se dikush ka një ide e thotë, jetojmë në një vend ku secili mund të thotë idetë e tij. Por kurrë nuk ka pasur dhe nuk do ketë, prekje të pensioneve apo pagave, përkundrazi, nëse do preken, do të preken vetëm për tu rritur, për asnjë arsye në botë nuk do të preken ndryshe”, u shpreh Rama në një komunikim të pasdites së sotme. /a.y/noa.al

Paga e luftës, Rama ka thirrje për ata që nuk iu është kaluar: Mundësi korrigjimi! Hapja do vazhdojë