Paga e luftës, Rama ka thirrje për ata që nuk iu është kaluar: Mundësi korrigjimi! Hapja do vazhdojë
Transmetuar më 29-04-2020, 17:20

Kryeministri Edi Rama shprehet optimist lidhur me situatën e koronavirusit në vend, duke thënë se aktualisht janë 35 pacientë në spital, numër shumë më i ulët në raport me disa javë më parë dhe se asnjëri nuk është i intubuar.

Lidhur me të ashtuquajturën “pagë lufte” për biznesin e vogël për ata që nuk e kanë marrë, deklaroi se “Jan 3 mijë persona që nuk i’u korrespondojnë NIPT-et. Sot ose nesër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do u çojë një mesazh të dedikuar, duke iu thënë se iu është akorduar si kategori paga e luftës dhe nëse në një arsye apo tjetër e kanë pasur të pamundur për aplikimin janë të lutur të aplikojnë”.

Për paketën e zgjeruar për ata që përfitojnë bonusin prej 40 mijë lekësh të reja tha se problematikë është konstatuar, për 2-3 mijë persona, për të cilët tha se kanë gabuar me kodin bankar IBAN.

“Kanë dhënë kod që nuk arrihet ta lidhin me personin. Bankave iu është kërkuar të kthehen gjithë emrat që nuk detektohen do kontaktohen drejtpërdrejtë dhe do u kërkohet të korrektojnë IBAN-in”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai tha se nuk mund të jetë bërë deklarimi i saktë nga kompania.

Ai bëri me dije se brenda së premtes, do të dilet me konkluzion për të zgjeruar zona të tjera të gjelbra. /a.y/noa.al