Transmetuar më 25-04-2020, 09:46

Pas trajtimit shokues kundër koronavirusit bazuar në injeksione të dezinfektuesve, të sugjeruar nga Presidenti amerikan Donald Trump, fshihet një predikues që shet zbardhues, i cili pretendon “kurën mrekullibërëse”.

Është kjo ajo që shkruan “Guardian”, duke thënë se Trump këtë javë mori një letër nga Mark Grenon i njohur si kryepeshkop i kishës së Genesis II, e cila për vite me radhë ka promovuar dioksidin e klorit “si një dezinfektues të mrekullueshëm i aftë të shkatërrojë 99% të patogjenëve në trup” dhe për këtë arsye, thuhet në letrën dërguar kreut të Shtëpisë së Bardhë, mund të çlirohet trupi nga Covid-19.

Ky mendohet të jetë sfondi, që e shtyu Trump që të deklarojë në konferencë se injeksionet e dezinfektuesit mund të kuronin koronavirusin, gjë që u mohua menjëherë nga shkencëtarët.

Presidenti sugjeroi se dezinfektuesit mund të vrasin virusin “brenda një minutë” duke nxitur që të vlerësohet mundësia e injektimit në trup, ose thënë ndryshe duke prodhuar një zgjidhje me efekte anësore vdekjeprurëse.

Pas reagimeve kritike të ekspertëve, Trump u justifikua duke thënë se bëri një koment sarkastik.

Letra e Grenon drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë u botua në rrjetet sociale dhe fillon kështu: “I dashur zoti President, ju lutem që ta lexoni këtë letër dhe të merrni masa”.

Në një intervistë radiofonike, Grenon sqaroi se të paktën 30 nga mbështetësit e tij i kanë shkruar Trump ditë më parë, duke i kërkuar atij që të ndërmarrë veprime për të mbrojtur Genesis II dhe marketingun për zbardhuesin.

Javën e kaluar, Food and Drug Administration, autoriteti amerikan për ushqimin dhe ilaçet, mori një urdhër nga gjykata për ta parandaluar Genesis II që të shiste atë që e quan “një trajtim të paprovuar dhe potencialisht të rrezikshëm të Covid-19”. /a.y/noa.al

Koronavirusi, Trump sugjeron një kurë me bazë injeksione me detergjentë dhe dezinfektantë

PËRDITËSIM LIVE