Transmetuar më 24-04-2020, 07:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka ngjallur polemika të shumta, pasi gjatë konferencës mbrëmjen e së enjtes nga Shtëpia e Bardhë, ftoi shkencëtarët që të testojë përdorimin si kurë për të vrarë koronavirusin të injeksioneve me dezinfektantë dhe detergjentë.

Ky sugjerim i tij shkaktoi polemika të mëdha, pasi shumë ekspertë e cilësuan si “papërgjegjshmëri dhe me rrezik”.

Kjo pasi sugjerimi i Trump mund të shtyjë ndonjë që të injektojë dezinfektant në shtëpi me kokë të tij, si kurë për koronavirusin.

Por ata thonë se kjo gjë mund të shkaktojë pasoja shkatërruese për organizmin.

Jo vetëm kaq por kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke marrë kompetenca eksperti i ftoi qytetarët që të marrin sa më shumë diell. /a.y/noa.al