Transmetuar më 24-04-2020, 13:37
Thika e sekuestruar

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një efektiv policie u plagos me thikë në fytyrë.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, ku Ilirjan Fama, 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me thikë punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë, Spartak Zotka.

Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi, ka qenë jashtë shërbimit.

Pas plagosjes Fama është larguar nga vendngjarja, por efektivët e policisë u unë në ndjekjen e tij duke e arrestuar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës që duhet në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Kështu ai është ndëshkuar me gjobë, nga punonjësi i policisë.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një thikë, të cilën e shikoni në fotografi.

Aktualisht polici i plagosur po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Plagoset efektivi i policisë në Korçë, i dyshuari ishte gjobitur prej tij

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd