Transmetuar më 24-04-2020, 13:03

Plagoset një efektiv i policisë në Korçë, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme.
Mësohet se polici i plagosur është Spartak Zotka, i cili është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrë.
Ndërkohë bëhet me dije se në momentin e ngjarjes ai nuk ka qenë në detyrë, teksa është dërguar me urgjencë në spital,ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut.
Bëhet me dije se autori i dyshuar e ka qëlluar policin, pasi ky i fundit i kishte vendosur gjobë.
Uniformat blu kanë bërë arrestimin e autorit të dyshuar, teksa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





