
Konfirmimi i shtatë rasteve të fundit të të infektuarve me koronavirus në Krujë, ku mes tyre dy janë punonjëse fasonerie dhe pesë kontakte të tyre, kanë bërë që të nisin ndëshkimet.
Dy fasoneri janë gjobitur, ndërkohë që janë bllokuar dy mjete që transportonin punëtorët.
Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19, kanë marrë masë administrative ndaj dy fasonerive në Krujë.
Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë të reja, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë të reja, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve.
Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare. /a.y/noa.al Shtatë raste të reja me koronavirus, mbyllen 21 fasoneri në Krujë
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Krujë, konfirmohen 7 raste të reja
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





