Transmetuar më 23-04-2020, 11:37

Konfirmimi i shtatë rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në Krujë, kanë bërë që 21 fasoneri të ndërpresin aktivitetin.
Kjo pasi mes të infektuarve kanë rezultuar dy punonjëse masonerie dhe pesë kontakte të tyre.
Kështu në Krujë mbyllet 90% e aktivitetit fason, teksa aktualisht vijojnë të jenë hapur vetëm pesë masoneri.
Por edhe këto masoneri vijojnë me numër të reduktuar punonjësish, pasi pjesa më e madhe janë lënë në shtëpi. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





