Transmetuar më 22-04-2020, 09:20

Ditën e djeshme, 72-vjeçari i identifikuar si Bajram Tusha u denoncua për përdhunimin ndaj një adoleshentja 17-vjeçare në qytetin e Sarandës.

Në dëshminë e tij para policisë, i moshuari pranoi krimin duke deklaruar se u provokua nga vajza dhe marrëdhënia seksuale u bë me dëshirë.

“BW” mësoi se nga dëshmia e vajzës thuhet se gjithçka nisi rreth 3-4 vite më parë kur ishte 13 vjeçe. Së bashku me familjen, ajo jetoi për disa vite me qira në shtëpinë e Tushës dhe më pas ndërtuan shtëpinë e tyre në të njëjtën lagje.

Familja i ruajti marrëdhëniet e mira me të moshuarin pasi jetonte i vetëm dhe fëmijët i kishin shkuar në emigracion. Për këtë arsye, dërgonin shpesh vajzës 17-vjeçare që ti gatuante dhe të pastronte.

Në këto raste ai ka abuzuar me të miturën ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp.

Pas një romance me një bashkëmoshatar, të cilit i tregonte abuzimet seksuale që kryente i moshuari, djali e bindi që ta denonconte në polici.

Adoleshentja përdhunohet nga një plak në Sarandë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd