
Një i moshuar në Sarandë, akuzohet se ka përdhunuar një vajzë adoleshente.
Policia bën me dije se ka arrestuar Barjam Tusha, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi, i moshuari në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qytetit i Sarandës.
Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të të dyshuarit, i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.
Mësohet se ka qënë e dëmtuara ajo që ka bërë denoncimin në polici, por për shkak të natyrës delikate të çështjes nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





