Transmetuar më 17-04-2020, 21:58

Mbrëmjen e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë stadiumit “Elbasan Arena” u dogj makina e ish-kryetarit të Gjykatës Elbasan, Arben Vrioni si dhe automjeti i gruas së tij, i cili ishte parkuar rreth 50 metër më tutje.

Ngjarja e dyshua si e qëllimshme për shkak të detyrës së ushtruar nga Vrioni.

Por kush është gjyqtari që iu dogj mjeti?

Vrioni rezulton se në dhjetor të vitit 2016, ka qenë pjesë e trupit gjykes në Apelin e Durrësit, i cili liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Me vendimin e kësaj trupe gjykuese, Berisha iu rikthye lirisë pesë vite para afatit.

Ky vendim shkaktoi debat të gjerë, aq sa ambasadori amerikan i asaj kohe, Donald Lu nuk i kursye deklaratat e forta për gjyqtarët që dhanë vendimin.

Por Arben Vrioni nuk i shpëtoi dot procesit të vetingut për shkak të pasurisë.

Ai nuk arriti që të justifikonte një shumë prej 85 mijë dollarësh. Por në tentativë për të mbrojtur pozicionin e tij, ai paraqiti para trupës së vetingut një sërë kërkesash ku kërkonte përjashtimin e trupës gjykuese, duke e akuzuar si të njëanshme.

Tentativat e tij nuk u ndalën me kaq, madje ai pretendoi se kishte pësuar infarkt dhe se duhej të qetësohej në këtë periudhë. /a.y/noa.al

Përfshihet në flakë makina e ish-kryetarit të Gjykatës Elbasan, digjet dhe mjeti i gruas së tij

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd