Transmetuar më 17-04-2020, 21:42

Dy makina janë përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, ku dyshohet se makinat e djegura janë të një çifti bashkëshortësh.

Njëra nga mjetet e djegura i përket ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.

Ndërkohë mjeti tjetër i djegur është i bashkëshortes së tij, e cila punon në zyrën e Urbanistikës, në Bashklinë e Elbasanit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se para zjarrit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Dyshohet se dy mjeteve iu është vënë zjarri qëllimisht për shkak se ishin të parkuara rreth 50 metra larg njëra tjetrës, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd