



Ilir Selmani, i cili u arrestua mesditën e djeshme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë ka mohuar akuzat për vrasjen e Santiago Malkos.
Në dëshminë para policisë, tha se nuk e njihte fare, por e kishte parë vetëm në televizor. Në momentin e kapjes nga policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.
Sipas tij, armën e mbante se i rrezikohej jeta pasi i kishin thënë se Ervis Martini do ta heqë qafe. Ndërsa për Leonard Dukën, i cili është pronari i lokalit ku dyshohet se u thur plani për vrasjen e ish-policit Malko tha se ka lidhje miqësie prej vitesh.
Në dëshminë para policisë, e cila është siguruar nga News24, tha: “Me Leonard Dukën kam lidhje miqësie shumë vjeçare. Nuk e kam takuar prej shumë muajsh dhe nuk kam informacion për vrasjen e Santiago Malkos. Nuk e njoh fare, e kam parë vetëm në televizor që flitej për të. Prej muajsh kam qëndruar i fshehur dhe rrallë kur dilja lëvizja i armatosur, sepse më rrezikohet jeta nga kundershtarët e mi dhe të Leonardit. Më kanë thënë se Ervis Martini do të më heqë qafe”.
Për Selmanin Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal./a.m/noa.al
Arrestimi i Selmanit, policia: I dyshuari për vrasjen e Santiago Malkos u kap i armatosur
Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, pamjet si u arrestua Selmani te Xhamlliku
Në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Malko, arrestohet në Tiranë Ilir Selmani
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





