Transmetuar më 16-04-2020, 17:25

Ilir Selmani, i dyshuari për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, i arrestuar mesditën e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, u kap i armatosur.

Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Policia thotë se operacioni “Gjurmimi”, u krye nga efektivët e komisariatit nr.2, pas pas një pune disa javore.

Më konkretisht në rrugën “Endri Keko”, u bë e mundur kapja dhe prangosja e Ilir Selmanit, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Për Selmanin Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

35-vjeçari është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Santiago Malko.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. /a.y/noa.al

Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, pamjet si u arrestua Selmani te Xhamlliku

Në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Malko, arrestohet në Tiranë Ilir Selmani

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd