




Një grua turke 107 vjeçe, bëhet pacientja e dytë e së njëjtës moshë që mposht koronavirusin, pasi javën e kaluar ishte një holandeze po aq sa ajo, që u shërua nga Covid-19.
Gruaja turke u nxor nga spitali më 13 prill në gjendje të mirë shëndetësore.
Havahan manifestoi kollë dhe temperaturë të lartë, ku pas testit të bërë rezultoi pozitive me koronavius duke u shtruar në spitalin e Stambollit.
Një javë më vonë ajo doli nga spitali, nën duartrokitjet e personelit shëndetësor, e shoqëruar nga nipi saj.
E moshuara tha se, “Spitali është i mirë, punonjësit janë të zotët. Këtë gjë do ua them të gjithëve”.
Kësisoj Havahan njëlloj si holandezja Cornelia Ras, bëhen dy gratë më të moshuara në botë që i kanë shpëtuar virusit të rrezikshëm.
Aktualisht në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 1296, ndërsa i të infektuarve në 61.049. /a.y/noa.al
Njihuni me personin më të moshuar që i ka shpëtuar koronavirusit, mosha do ju befasojë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





