


Koronavirusi ka marrë mijëra jetë në gjithë botën, ku më të prekurit janë të moshuarit.
Por ka edhe nga ata që e sfidojnë këtë rregull, duke ia dalë!
Mes tyre është një grua 107-vjeçare nga Holanda, e cila është konfirmuar si personi më i vjetër në botë që i ka shpëtuar koronavirusit.
Bëhet fjalë për Cornelia Ras e cila u sëmur më 17 mars, një ditë pas ditëlindjes së saj të 107-të.
E moshuara u infektua së bashku me 40 persona të tjerë në shtëpinë e të moshuarve ku ndodhej, prej të cilëve 12 gjetën vdekjen.
Por këtë të hënë ajo u deklarua e shëruar. Mbesa e saj, Maaike de Groot tha për mediat vendase se nuk e prisnin që ti shpëtonte kësaj sëmundje.
“Ajo nuk po merr më ilaçe dhe çdo mbrëmje ulet në gjunjë për të falënderuar Zotin. Siç duket, do të vazhdojë t’i bëjë këto gjëra edhe më gjatë”, tha de Groot. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





