
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se “Jemi shumë pranë plotësimit të një plani për të rihapur vendin”.
Gjatë një konference për mediat mbrëmjen e së hënës nga Shtëpia e Bardhë lidhur me koronavirusin, Donald Trump, bëri me dije se vendimi do të bëhet publik brenda pak ditësh.
Ai deklaroi gjithashtu se “Më takon mua të vendos se kur do të rihapet vendi. Askush që kishte nevojë për të marrë frymë, nuk u la pa ndihmë. Ndërsa udhëtimet me Europën do të hapen në momentin e duhur, pas disa javësh apo muajsh”.
Në deklaratë e cila kundërshton guvernatorët e California, Oregon dhe Washington, të cilët kanë thënë se do të punojnë së bashku për të rihapur aktivitetet ekonomike në kushtet e krizës. /a.y/noa.al Koronavirusi, SHBA shënon 1500 të vdekur në një ditë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





