
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shënojnë 1509 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.
Me këto shifra shkon në 23.644 numri total i të vdekurve dhe një rënie e lehtë, pasi të dielën u shënuan 1528 viktima.
Ndërkohë në orët e fundit u konfirmuan 582.500 raste të reja zyrtare të infektuarish.
Në shtetin e New York, epiqendër e epidemisë, numri i viktimave i kaloi mbi 10 mijë.
Sakaq guvernatorët e California, Oregon dhe Washington, kanë deklaruar se do të punojnë së bashku për të rihapur aktivitetet ekonomike në kushtet e krizës.
Një nismë që shkon kundër Presidentit Donald Trump, i cili ka deklaruar se do të jetë ai dhe jo guvernatorët, që do të vendosin për rihapjen e vendit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





