Transmetuar më 13-04-2020, 12:43
Katër pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Media maqedonase raportoi se pacientët ishin të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.
Shifrat e reja, ende të pakonfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se me rastet e fundit, betejën me sëmundjen e kanë humbur 38 pacientë.
Ndërkohë, totali i persona të infektuar me koronavirus ka arritur në 828./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd