Transmetuar më 12-04-2020, 12:06

Një pacient që pësoi aksident në qytetin e Durrësit po merrte trajtim në spitalin e Traumës, ku rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ky pohim u bë nga zëdhënësja e ISHP, Marjeta Dervishi në deklaratën e ditës së sotme duke theksuar se janë marrë të gjitha masat në Spitalin e Traumës.

“Ka një pacient të konfirmuar me Covid-19, i cili vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit, ky pacient u transferua në spitalin Covid 1. Janë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit në Spitalin e Traumës”, tha ajo.

Sa i përket grave shtatzëna, tregoi se ka patur vetëm një rast që është shëruar në këto momente.

Ndërkohë, është konfirmuar se 48 persona të ekipit mjekësor kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 që prej rastit të parë në vendin tonë.

Ditën e sotme u raportuan 13 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 446  numrin total të të infektuarve./a.m/noa.al

Situata e koronavirusit në Shqipëri: 13 raste të reja, sa pacientë janë të intubuar 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd