Transmetuar më 07-04-2020, 16:26

Një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kërkesës së tij për të zgjeruar rrjetin e testimeve për koronavirusin, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mundësuan mijëra kite testimi për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama thotë se patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve.

Megjithatë ai shton se “Kjo nuk domethënë fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Në qoftë se Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! Lulzim Basha dhe PDD vazhdon ia fut kot. Pikë!”

Ky qëndrim vjen asi lideri i opozitës, shprehu falenderimin për ndihmën financiare të SHBA, e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë.

Basha përsëriti në mesazhin e tij, atë që ka thënë prej ditësh se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. /a.y/noa.al

Basha mirënjohje për mjekët: Ata janë forca jonë, duan mbështetje

PËRDITËSIM LIVE