Transmetuar më 07-04-2020, 15:44

Kryedemokrati Lulzim Basha jep një mesazh mirënjohëse për bluzat e bardha, me rastin e ditës botërore të shëndetit.

“Sot në World Health Day mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë”, shkruan Basha.

Ai shton se ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje.

Më tej shpreh falenderimin për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë.

Basha nënvizon atë që ka thënë prej ditësh se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE