Transmetuar më 04-04-2020, 17:33

Presidenti Ilir Meta reagon pas infektimit të mjekut reanimator Roland Xhaxho, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19. Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara”, shkruan.

Më tej kërkon që të gjithë të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër.

“Mjekët janë heronj”, thotë në mbyllje kreu i shtetit. /a.y/noa.al

Infektohet me koronavirus një tjetër mjek, është shtruar sot tek Infektivi

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd