Transmetuar më 04-04-2020, 12:56

Një tjetër mjek në vendin tonë është infektuar nga koronavirusi. Lajmin e kë bërë të ditur fillimisht ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i konfimuar më pas edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për profesor Roland Xhaxho, i cili është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.

“I dashur Landi të urojmë shërim të shpejtë! Kolegu, miku i ngushtë, reanimatori i talentuar, novator i veçantë e pedagogu njerëzor Prof. Roland Xhaxho, është shtruar sot në repartin infektiv i prekur nga ky virus.

Mbasi ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe person kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, siç duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkohshëm.

Megjithëse jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do të vazhdojë të japë kontributin e tij të çmuar me dijet, energjitë e optimizmin e përhershëm. Shërim të shpejtë aty midis kolegesh”, shkruan Shehu./b.l/noa.al/