


Pas hyrjes në fuqi të rregullit të re ku këmbësorët dhe automjetet e autorizuara do mund të lëvizin nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00 në mesditë, Policia e Shtetit bën një deklaratë sqaruese.
Nisur nga pyetjet drejtuar nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, sqarohet se kush lejohet që të qarkullojë.
Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por nuk lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.
Për të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129 duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore. /a.y/noa.al
“Bjerini murit me kokë…”, Rama: Tërbohuni nga veprimet e mia sot, se sa qindra të vdekur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





