Transmetuar më 21-03-2020, 13:11

Përdorim force nga policia dhe ushtria për të gjithë ata që do të shkelin rregullat e marra në situatën e emergjencës së koronavirusit.

“Orari i ri 05.00 me 13.00 do qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen. Administrata do punoj po njësoj në këtë orar. Kush do punoj në zyrë nuk do lejohet të përdorë automjet. Orari do vlejë edhe për farmacitë dhe marketet. Nga ora 13.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit tjetër, vendi do jetë shtëpi e mbyllur dhe të gjithë në dhomat e tyre”, deklaroi Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme.

Ai tha se do përgjigjet me të keq ndaj kujtdo që nuk merr vesh me të mirë, pasi nuk mund ti japë frymë nesër, atij që nuk duron dot sot.

Po ashtu bëri me dije se qëndrimi në vend, ulur apo ecja me të tjerë, nuk do të tolerohet më paqësisht dhe nuk do të mjaftohen më gjoba dhe sensibilizim.

Rama deklaroi se do të mbikëqyren zona Tiranë-Durrës si "zona të kuqe" dhe çdo zonë tjetër urbane, duke identifikuar “tradhtarët” dhe duke futur në listë të zezë ata që marrin diell aspo bëjnë gallatë nëpër lagje duke shkelur rregullat.

Çdo thyerje e ligjit të luftës do jetë një barrë e rëndë për ta, pasi do u hiqet çdo ndihmë shtetërore. Do u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën 1 vit, nëse nuk kanë punë dhe duan tu prishin punë dhe jetë të gjithëve. Edhe pensionistë qofshin, më vjen keq sa s’ka, edhe pensionistët që ulen në diell do të penalizohen. Një pakicë e vogël, do të konisderohen tradhtarë lufte dhe do tradhtohen me zero tolerancë. Të gjitha forcat e rendit nga polici i lagjes deri te forcat më speciale të rendit do përdorin forcën dhe çdo mjet tjetër që përdoret në manifestime, deri te uji dhe gazi lotsjellës. Kush s’e ka marrë vesh akoma me informacion, fakt është se kjo është luftë dhe tashmë do e marrë vesh me pahir”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE