Transmetuar më 12-03-2020, 10:34

Nisur nga lajmet e publikuara në mëngjes në disa portale, lidhur me vendimin për pezullimin e transportit publik në Tiranë, ka reaguar me një sqarim edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ai thotë se nuk ka devijim nga urdhri për autobusët dhe se sot e bëri edhe Italia.
“Por kush qe turni i 3-të mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë, sot në mëngjes tek fëmijët, për sa kohë s’kish dijeni mbrëmë. Rri në shtëpi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetes! Do ja dalim”, shkruan Veliaj. /a.y/noa.al
Rama: Nga mesdita s’ka më urbanë në Tiranë dhe Durrës, transport i dedikuar për mjekët
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





