Transmetuar më 11-03-2020, 17:29

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi nga qeveria më shumë fonde për të blerë pajisje më moderne që shkurtojnë periudhën për analizimin e koronavirusit. Gjatë një konference për shtyp, Basha tha se fondi prej 3.5 mln dollarë është i pamjaftueshëm, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të shtojë fondin për të përballuar koronavirusin me pajisjet e mjaftueshme dhe të fundit që nxjerrin analizat për 40-45 minuta.

"Dua të përsëris edhe njëherë këshillën, kërkesën e të gjithëve që të ndiqet me kujdes protokolli i masave. Dua të përsëris thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë pajisjen dhe aparaturat për mjekët dhe stafet. Nëse nuk arrijmë ti mbrojmë, si mund të mbrojmë njerëzit, nëse të parët që goditen janë mjekët?!

Kush do të kujdeset. Pajisjet kanë evoluar. Sipas ekspertëve është e mundshme që të merren në përdorim aparatura që e shkurtojnë analizën në 40-45 minuta, ndaj qeveria të akordojë fondet për pajisjet e duhura për pacientët bartës, pasi do të mundësonte testimin më itensiv duke parandaluar përhapjen.

Aparaturat e evoluara janë sot në treg dhe jam i bindur që me akordimin e fondeve, edhe Shqipëria mund të përfitojë. Kjo është thirrja kryesore. 3.5 mln dollarë nuk mjaftojnë, Britania ka akorduar 30 miliard, Italia miliarda, fondi jonë nuk mjafton dhe nuk mund të fshihet pamundësia për të përballuar gjendjen me akte vetëndërgjegjësimi", u shpreh Basha./b.l/noa.al/

Shifrat zyrtare! Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 12. Preket dhe Lushnja

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd