
“Nuk është koha për panik por për kujdes, kjo në radhë të parë ështsë thirje për të rritur kujdesin. Nëse zihemi panik, nuk kujdesemi dot as për veten, familjarët dhe njerëzit me imunitet të dobët, të moshuarit”.
Kështu tha kryedemokrati Lulzim Basha në një komunikim për mediat ditën e sotme lidhur me situatën e koronavirusit, ku denoncoi përdorimin e maskave të skaduara nga mjekët.
Ai kërkoi që të shmangen daljet në ambiente publike dhe se mburoja e vetme e këtij virusi janë shërbimet shëndetësore që po punojnë me vetëmohim dhe në kushte të papërshtatshme.
“Pak orë më parë nga terreni grupi i punës së PD, denoncoi një fakt tronditës, kjo është një kuti standarde e 1.2 molionë maskave që i janë shpërndarë stafit shëndetësor, me pullë të mbivendosuir e cila nëse hapet tregon qartë se data e skadencës së këture maskave është viti . Është kriminale dhe ftoj Prokurorinë që të nisë menjëherë hetimin për përdorimin të maskave të skaduara! Ky është krim ndajt kujtdo e veçanërisht ndaj stafeve mjekësore. Qeveria është jo vetëm e papërgaitur, por e papërgjegjshme, pasi me vetëdije është vendosur pulla për të mbuluar datën e skadencës”, u shpreh Basha.
Sipas tij, personeli mjekësor është i pambrojtur dhe se mjekët rrezikohen ata të parët, familjet e tyre dhe pacientët.
“Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit, kjo është papërgjegjëshmëri totale. Ndërkohë që spitalet janë të papërgatitur për fluksin e pacientëve në nevojë”, tha ndër të tjera kreu i opozitës.
Ai cilësoi si urgjente akordimin e fondeve për pajisjen e stafeve mjekësore me mjetet e duhura dhe se detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë show dhe propagandë.
Basha përsëriti kërkesën që pas mbylljes së shkollave, kopshteve dhe çerdheve shteti të paguajë apo kompensojë njërin nga prindërit që të kujdeset për fëmijët./a.y/noa.al
Koronavirusi, PD: Mjekët në rrezik! Maskat të skaduara prej 9 vitesh, Prokuroria të hetojë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





